Sport
Verona, njëra nga “çikat” tona që po na e zbardhin fytyrën
“Në fund të vitit 2018 unë i vura vetes një qëllim. Punova shumë dhe kurrë nuk u dorëzova. Pas vetëm një viti, sot jam kampione e Zvicrës
Shqiptarët në diasporë vazhdojnë të korrin suksese. ‘Çikat’ tona janë ato që po na zbardhin fytyrën kudo nëpër botë. E fundit dhe më e reja në këtë vargan është Verona Gjinaj nga Kriens-i, Kantoni i Lucernit, e cila javë më parë është shpallur kampione e Zvicrës në tajboks. Verona ka fituar kundër Tiffany Wilend në kategorinë 63 kg. Me këtë ajo është kampionia më e re në Zvicër.
“E dija se do të jetë një kundërshtare e fortë. Ajo ka qenë më e madhe në moshë dhe ka pasur përvojë më shumë se unë, por unë kam punuar dhe jam përgatitur të arrij deri të ky sukses”, thotë Verona Gjinaj duke shtuar: “Në fund të vitit 2018 unë i vura vetes një qëllim. Punova shumë dhe kurrë nuk u dorëzova, si në ditë të mira ashtu dhe në ditë të këqija. Pas vetëm një viti, sot jam kampione e Zvicrës. Do të punoj edhe më shumë në vitin 2020 për suksese të reja”, premton ajo.
Do të garojë për titull botëror
Me këtë fitore, 15-vjeçarja shqiptare ka fituar të drejtën të garojë vitin e ardhshëm në Kanada për titullin botëror në kategorinë WKU.
“Ndonëse është ende e re në moshë, Verona ka një potencial të madh suksesi para vetes. Nëse ajo vazhdon të punojë shumë edhe në të ardhmen, pa dyshim se sukseset e saj do të jenë edhe më të mëdha”, shprehet trajneri i Veronës, kampioni i njohur shqiptar i boksit që jeton në Zvicër, Tefik Bajrami.
Kë falënderon Verona
Përveç trajnerit dhe shkollës së arteve marciale “Bajrami” në Luzern, Verona falënderimet e saj ia drejton edhe familjes së saj për përkrahjen e madhe që i ka dhënë për arritjen e të gjitha sukseseve të deritashme.
“Për ne si familje, por edhe për mua si prind, ky sukses është shumë i madh dhe ndihem të lumtur për arritjet e saj. Urojmë që ajo të na gëzojë me suksese të reja edhe në të ardhmen. Përkrahjen tonë do ta këtë gjithmonë. Por Verona krahas sportit do të na bëjë të lumtur edhe me sukseset në shkollë”, shprehet babai i Veronës, Skender Gjinaj.
Verona është e lindur në Zvicër, ndërsa me prejardhje është nga komuna e Gjakovës. Ajo është nxënëse e shkollës së mesme në Kriens të Luzernit, ndërsa ka dy motra dhe një vëlla. Ajo flet disa gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht, kroatisht dhe pakëz spanjisht.
Por, përse Verona e zgjodhi taiboksin si pasion të saj? “Si fëmijë më kanë pëlqyer gjithmonë sportet luftarake. Mandej u regjistrova në klubin e trajnerit Tefik Bajrami prej të cilit kam mësuar shumë që të arrij suksese”.
Çfarë thotë babai i Veronës
“Për ne si familje, por edhe për mua si prind, ky sukses është shumë i madh dhe ndihem e lumtur për arritjet e saj. Urojmë që ajo të na gëzojë me suksese të reja edhe në të ardhmen. Përkrahjen tonë do ta këtë gjithmonë. Por Verona krahas sportit do të na bëjë të lumtur edhe me sukseset në shkollë”, shprehet babai i Veronës, Skender Gjinaj.
Trajneri i Veronës, Tefik Bajrami
Verona ka një potencial të madh suksesi para vetes. Nëse ajo vazhdon të punojë shumë edhe në të ardhmen, pa dyshim se sukseset e saj do të jenë edhe më të mëdha”, shprehet trajneri i Veronës, kampioni i njohur shqiptar i boksit që jeton në Zvicër, Tefik Bajrami.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029

















