Lajme
Vërshimet në Shqipëri, një person humb jetën
Një qytetarë rreth 50 vjeç, ka gjetur vdekjen në zonën e Rradhimës. Viktima punonte si roje dhe dyshohet se rrjedha e ujit e ka marrë teksa shkonte për në punë
Një person konfirmohet i vdekur ndërsa shumë familje janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Shqipërinë, pas përmbytjeve që ndodhën dje. Cikloni me reshje të mëdha shiu dhe erëra që erdhi nga deri Egje, ka shkaktuar përmbytje në disa vende të Ballkanit, ndërsa Shqipëria kanë pësuar më keq.
Sipas medieve shqiptare, Luan Qarri, rreth 50 vjeç, ka gjetur vdekjen në zonën e Rradhimës pas përmbytjeve. Viktima punonte si roje dhe dyshohet se rrjedha e ujit e ka marrë teksa shkonte për në punë.
E rëndë paraqitet gjendja edhe në qytetin e Fierit, ku lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesa, lokale e dyqane të ndërtuara afër tij. Në disa lagje është ndërprerë energjia elektrike.
Shtabi i Emergjencës në Fier është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar në disa këtë prefekturë nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese.
Ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte, shkruan Shekulli.
Raportohet se edhe në rajonin e Vlorës, Skraparit, Orikumin janë zhvendosur disa familje, ndërsa edhe rrugët janë të pakalueshme.
Shirat e rrëmbyeshëm të rëna gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme dhe në Rrugën e Kombit. Në disa segmente të aksit Kalimash-Kukës-Morinë ka pasur rënie gurësh dhe dherash, por pa krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas specialistëve, drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes në disa prej segmenteve ku ka rënie gurësh.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












