Lajme
Veseli: Kosova mund të bëhet Zvicra e Ballkanit
Kadri Veseli ka thënë më tej se nuk është vështirë të mbahen premtimet, duke shtuar se Kosova mund të bëhet Zvicra e Ballkanit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar objektin banesor në Stantërg të Mitrovicës, të ndërtuar për 17 familje në nevojë, raporton albinfo.ch.
Ai ka thënë se ndihet më mirë tani, pasi më herët kishte vizituar këto familje, të cilat ishin në një gjendje të rëndë, kurse tani iu është ndërtuar një objekt banesor.
“Këto familje do të vendosen shumë shpejt në banesat e reja, me kushte sipas standardeve evropiane. Për mua ishte lehtësim shpirtëror kur u futa këtu, sepse këto familje i kam vizituar edhe më parë, në ambientet me kushte jashtëzakonisht të renda jetese”, u shpreh i pari i Kuvendit të Kosovës.
Kadri Veseli ka thënë më tej se nuk është vështirë të mbahen premtimet, duke shtuar se Kosova mund të bëhet Zvicra e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













