Lajme
Vetëm 10 për qind kursejnë për pleqëri
Në Shqipëri vetëm 10 për qind e të rriturve kursejnë për moshën e pleqërisë. Kështu thotë Banka Botërore, duke konfirmuar një nga shifrat më të ulëta në botë dhe arsyeja kryesore është mungesa e të ardhurave.
Sipas Top Channel, mungesa e të ardhurave nuk është arsyeja e vetme pse shqiptarët nuk heqin para mënjanë për moshën e pleqërisë.
Por, përtej arsyeve, e sigurt është se vitet ikin shpejt. Dhe, kur vjen koha e pensionit, mbetet vetëm një burim të ardhurash, pensioni shtetit, i cili nuk mjafton asnjëherë.
Shumë vende në botë po përballen me kriza të sistemeve shtetërore të pensionit për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe krizave fiskale. Disa prej tyre janë detyruar të marrin masa drastike, duke ulur pagesat për të moshuarit ose duke rritur moshën e daljes në pension. Shqipëria përballet me të njëjtën sfidë, kështu që të kursesh për moshën e pensionit nuk është asnjëherë ide e keqe.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












