Lajme
Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë
Eshtë arritur marrëveshja mes përfaqësusesve të ish-luftëtarëve dhe komisionit qeveritar për verifikimin e listave të kategorive të dala nga lufta.
Fundi i javës së ardhshme është afati për publikimin e listave përfundimtare të veteranëve të luftës së UÇK-së.
Ndërsa përfitimet të cilat u takojnë kategorive të dala nga lufta do të fillojnë të jepen nga data 1 janar e vitit 2016.
Një marrëveshje e tillë është arritur pas një një orë protestë, e cila u shoqërua me përleshje mes policisë dhe ish-anëtarëve të UÇK-së, të cilët fillimisht kaluan rrethinat e oborrit të Kuvendit dhe të qeverisë, rrëzuan derën e hyrjes kryesore dhe u futën brenda oborrit të Parlamentit, raportojnë mediat në Prishtinë.
Protestuesit, për pak minuta “pushtojnë” oborrin e qeverisë
Veteranët, të cilët po protestojnë duke kërkuar Listën e spastruar të Veteranëve të luftës së UCK-së, kanë kaluar rrethojat e oborrit të Qeverisë dhe për disa minuta kane qëndruar në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Raportohet edhe për përleshje mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit e kanë krijuar një kordon para hyrjes kryesore dhe nuk po lejojnë askënd të futen brenda objektit.
Në oborr të Qeverisë janë të pranishme njësitë speciale të Policisë së Kosovës, Siç transmeton kosovapress, kreu i protestuesve, Xhevdet Qeriqi u ka bërë thirrje protestuesve veteranë që të dalin nga oborri i Qeverisë në mënyrë që të ulen para objektit dhe të presin një përfaqësues nga Komisioni për verifikim mirëpo thirrjes së tij nuk po i binden protestuesit.
Qeriqi po ashtu bën me dije se ka kërkuar takim me përfaqësuesit e Komisionit por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it











