Kosova
Veterani i UÇK’së vullnetarisht ndërton lapidar për dëshmorët
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdullah Sope, po përgatitë një lapidar në Zhur të Prizrenit.
Ai po e bën këtë për ta mbajtur në jetë përgjithmonë kujtimin për UÇK-në.
“Për të shkuarën të na kujtojë dhe për të ardhmen të na bashkojë. Ky është një simbol për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ua kemi kushtuar të gjallëve por edhe dëshmorëve”, ka thënë Sope.
Për të realizuar këtë projekt, autorit ju deshën mjete materiale të cilat ia siguruan disa nga bashkëluftëtarët e tij.
Tani lapidari që po ngritët në vendin që njihet si Qafa e Zhurit është menduar të përurohet me 28 nëntor. E pas tij, Sope planifikon të ndërtojë edhe punime të reja, raporton KlanKosova, përcjell albinfo.ch
Përveç këtij lapidari, Sope ka bërë edhe punime të tjera si Skënderbeun, edhe pse vet me profesion është murator.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












