Lajme
“Vetura e komunizmit” jashtë prodhimit
Pas më shumë se 40 vitesh prodhim, Rusia ka vendosur të ndërpresë prodhimin e modelit të famshëm të “Lada”-s.
Vetura që u bë simbol i komunizmit në të gjithë bllokun lindor, ishte prodhuar në fillimin e viteve 1970. Autovetura “luksoze” për kohën u bë shpejt e njohur për defektet e shumta, por edhe për fortësinë e koston e ulët, që e shndërruan në një zgjedhje tepër popullore.
Në fakt, për shumë vite, ajo ishte e vetmja zgjedhje që i ofrohej më shumë se 300 milionë banorëve të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera komuniste.
Kërkesa vazhdoi të ishte e lartë deri në vitet e fundit, por e konkurruar nga makina të tjera ekonomike dhe modelet e reja të “Lada”-s, më në fund, kompania që e prodhon, “AvtoVAZ”, vendosi të ndërpriste përgjithmonë linjën klasike të makinës.
”Modeli klasik ka shënuar emrin e një epoke, por tashmë kërkesa për të ka pësuar një rënie drastike dhe “LADA” duhet të shohë drejt të ardhmes”, deklaroi Igor Burenkov, drejtori i përgjithshëm i shtëpisë automobilistike ruse, transmeton TCH.
Në total, më shumë se 20 milionë makina klasike u prodhuan, duke e shndërruar “Lada”-n klasike në një prej makinave më të numërta në botë. Shumë prej tyre, vazhdojnë ende të qarkullojnë në rrugët e Rusisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











