Lajme
Vihet gurthemeli i Sheshit “Skënderbeu” në Shkup
Aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar të martën në Maqedoni kanë filluar me gurthemelin e sheshit "Skënderbeu"
Me rastin e këtij evenimenti, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, organizuar nga komuna e Çairit, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zyrtarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, si dhe përfaqësues të institucioneve të larta arsimore dhe kulturore të vendit.
Me ktë nismë fillon edhe bashkërendimi i festimit të shtetit shqiptar. kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar se figura e Skënderbeut dhe idetë e tij edhe sot janë promotor të orientimit të shqiptarëve si komb kah Evropa.
Edhe lideri i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Ali Ahmeti, është shprehur se ndihet krenar për inaugurimin e sheshit “Skënderbeu’, që llogaritet se do të jetë sheshi më i madh në rajon.
Nga ana tjetër, kryetari i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi, partia e të cilit ka refuzuar aktivitetet e Këshillit Organizativ për shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit, ka thënë se bëhet fjalë për një manifestim privat të partisë politike shqiptare në pushtetarët.
Ndërtimi i sheshit “Skënderbeu”, në zonën shqiptare të Shkupit, i cili konsiderohet si përgjigje ndaj sheshit “Shkupi 2014”, nga analistët e vlerësohet se do të thellojë ndasitë mes dy etniteteve në vend.
Ndryshe, kohë më parë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kishte theksuar se sheshi ‘Skënderbeu” nuk është pandan i projektit “Shkupi-2014”, sepse në këtë shesh nuk është paraparë ngritja e përmendoreve pos asaj të Skënderbeut dhe ka për qëllim të krijojë qasje më të lirë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si pjesë e rëndësishme kulturore e kryeqendrës. /Albinfo.ch & REL/
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












