Bota
Viktima nga të shtënat në Kopenhagë, dyshohet për akt terrorist
Informacioni i mëparshëm shoqërohet me pasiguri, është një lloj faze kaosi. Kryeinspektori Thomassen fillimisht nuk mund të përjashtonte një akt terrorist
Sipas policisë, disa persona janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë policia konfirmon se ka pasur edhe viktima.
Policia është në aksion me një kontigjent të madh.
Një i dyshuar është arrestuar. Ky është një danez 22-vjeçar, tha kryeinspektori Søren Thomassen në një konferencë shtypi në kryeqytetin danez të dielën në mbrëmje. Pati disa të plagosur dhe disa të vrarë, tha Thomassen, shkruan srf.ch. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje. Informacioni i mëparshëm shoqërohet me pasiguri, është një lloj faze kaosi. Thomassen fillimisht nuk mund të përjashtonte një akt terrorist.
Është shumë herët për të thënë diçka për motivin. Fillimisht ishte e paqartë nëse autori i dyshuar kishte bashkëpunëtorë. Thomassen tha se autoritetet po vazhdojnë të hetojnëë dhe po punojnë shumë për të siguruar vendin.
Njerëzit ikën në panik
Policia është vënë në alarm rreth orës 17:30 dhe ndodhet ende në vendngjarje me forca të forta. “U goditën disa persona”, njoftoi më parë policia. Një numër i madh policësh janë vendosur në zonën përreth qendrës tregtare Fields, në lagjen Amager. Qendra tregtare ndodhet midis qendrës së qytetit dhe aeroportit të kryeqytetit.
Fotot dhe videot amatore tregonin njerëzit që iknin nga ndërtesa në panik, përcjell albinfo.ch. Një dëshmitar okular i tha transmetuesit DR se ai kishte dëgjuar tri ose katër të shtëna shumë të forta, ndërsa ishte në një dyqan me familjen e tij. Pastaj njerëz të tjerë vrapuan në dyqan dhe raportuan të shtëna, pas së cilës ai dhe familja e tij u larguan nga një dalje emergjente, tha burri.
Një zëdhënës i spitalit Rigshospitalet tha se një “grup i vogël pacientësh” ishte pranuar për trajtim. Megjithatë, ishte kërkuar staf shtesë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj












