Lajme

Viola Amherd: Federer ishte një ambasador i jashtëzakonshëm për Zvicrën

Rrallëherë tërheqja e një figure sportive nxit një shpërthim të tillë emocionesh si njoftimi të enjten se Roger Federer është gati t’i japë fund karrierës së tij yjore, përcjell albinfo.ch.

/AFP/Getty Images

Mes mijëra homazheve që lavdërojnë Federerin në mediat sociale, ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, tha se Federer “ishte një ambasador i jashtëzakonshëm për vendin tonë”.

Nicolas Bideau, president i institutit “Presence Suisse”, shkroi në Twitter se “asnjëherë një person nuk ka pasur një ndikim të tillë në imazhin e Zvicrës në botë. Roger Federer mishëroi në mënyrë të përsosur imazhin e Zvicrës”.

Dhe humoristi zviceran Thomas Wiesel postoi se ndërsa Britania e Madhe “thuhet se humb monarkun e saj, ne jemi të trishtuar që humbasim tonin”.