Kultura
Visar Morina me filmin “Babai” merr çmimin special “Prix Europe”
Ai, në garën me temën për refugjatët dhe migracionin ka marrë çmimin e posaçëm “Prix Europe” si artisti më i mirë i ri
Në një solemnitet të mbajtur mbrëmjen e të premtes në Köln, të ndarjes së çmimeve për film, televizion, radio dhe online “Prix Europe” është shpërblyer skenari i filmit “Babai” të autorit kosovarogjerman Visar Morina. Ai, në garën me temën për refugjatët dhe migracionin ka marrë çmimin e posaçëm “Prix Geneve” si artisti më i mirë i ri, shkruan ots.de.
Drama familjare “Babai – Mein Vater” që është koproduksion në mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Maqedonisë shtjellon një rrëfim për raportin në mes të babait dhe të birit që zhvillohet në vitet `90 me sfond të luftës në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Juria ka vlerësuar në veçanti kualitetin e vizatimit të figurave në këtë film, bashkëprodhues të të cilit, nga ana gjermane janë televizionet WDR dhe Arte. “Protagonisti unik, i gjetur mjeshtërisht, është një djalë dhjetëvjeçar, kërkimi i të cilit për të gjetur babanë rrëfehet me dialogë lakonikë dhe të saktë dhe me një veprim të rreptë, konciz”.
Gjithsej në këtë mbrëmje janë ndarë 13 figura të bronzta të demit ndërsa kanë konkurruar 231 produksione nga televizioni, radioja dhe online, nga 24 vende.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriVisar Morina
- Prejardhja:Prishtinë, Kosovë
- Vendi ku vepron:Kosovë - Gjermani
- Profesioni:Regjisor, skenarist
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












