Lajme
Vitez: Kosova ende nuk mund të përfitojë nga CEFTA
Vitez ka thënë se CEFTA nuk është organizatë, por marrëveshje rajonale e tregtisë së lirë, prandaj çdo gjë varet nga marrëveshjet mes palëve
Edhe pse nga janari i këtij viti Kosova e kryeson marrëveshjen e CEFTA-s, nuk pritet që të përfitojë nga ajo. Kjo është bërë e ditur edhe nga drejtoresha e sekretariatit të CEFTA-s Renata Vitez.
Në një konferencë të organizuar në Prishtinë rreth politikës tregtare të BE-së dhe CEFTA për Kosovën, Vitez ka thënë se CEFTA nuk është organizatë, por marrëveshje rajonale e tregtisë së lirë, prandaj çdo gjë varet nga marrëveshjet mes palëve.
Kurse Luan Shllaku nga fondacioni SOROS, ka thënë se pavarësisht ngecjeve CEFTA mbetet e vetmja mundësi e Kosovës sa i përket tregtisë së lirë. Ndërsa Khaldon Sinno nga zyra e komisionit Evropian ka thënë se shpreson se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit do të mund të ndihmonin që Kosovës ti hiqen bllokadat nga Serbia.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












