Lajme
Viti i ri shkollor nisi në 15 kantone zvicerane
Viti i ri shkollor në Zvicër filloi dje në 15 kantone, duke përfshirë Bazelin, Bernën, Graubünden, Jura dhe St.Gallen, njofton albinfo.ch.
Të gjithë nxënësit u rikthyen në bankat shkollore për të nisur vitin e ri shkollor 2022-2023.
Gazeta Swissinfo raporton një numër më të madh studentësh që fillojnë në rajonet gjermanishtfolëse. Në kantonin Aargau, për shembull, mbi 80,000 nxënës filluan shkollën – 10% më shumë krahasuar me vitin 2016. Kantoni i Cyrihut raporton 31,500 fëmijë që duhet të ndjekin çerdhet dhe 157,500 nxënës (+4,500 kundrejt vitit të kaluar).
Shumë shkolla në këto rajone u është dashur të gjejnë staf të ri mësimor shtesë dhe të punësojnë disa mësues pa kualifikim. Në kantonin e Bernës, për shembull, një në dhjetë mësues të rinj nuk ka një certifikatë mësimdhënieje. Janë punësuar asistentë për të mbështetur stafin ekzistues, ngarkesa administrative e të cilëve është zvogëluar. Kantoni i Cyrihut ka punësuar gjithashtu qindra staf mësimor ndihmës, disa prej të cilëve mund të japin mësime.
Ndërkohë, shoqata e mësuesve javën e kaluar paralajmëroi për një rënie të cilësisë së mësimdhënies në shkollat zvicerane për shkak të mungesës së stafit të certifikuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












