Shkurt.ch
Vizita e kryeministrit kinez, me fokus në ekonomi
Zvicra do të jetë shteti i parë i Evropës kontinentale si dhe shteti i parë ndër 20 fuqitë më të mëdha ekonomike të botës, që lidhin një marrëveshje për tregtinë e lirë
Kryeministri i Kinës, Li Keqiang ka ardhur në mbrëmjen e të enjtes për një vizitë dyditëshe nhë Zvicër siç bën të ditur Departamenti i Punëve të Jashtme, atë në Aeroportin e Cyrihut e ka pritur ministri i punëve të jashtme i Zvicrës, Didier Burkhalter.
Me fjalët në gjuhën kineze „nin hao“ (mirë mbrëma) i është drejtuar mikpritësi mysafirit të lartë nga Kina, duke i uruar mirëseardhje në emrin e institucioneve të Zvicrës.
Në programin e sotëm të vizitës së kryeministrit kinez dhe të delegacionit të tij janë takimet me ministrin e jashtëm Burkhalter, presidentin e vendit, Ueli Maurer dhe ministrin e ekonomisë, Johan Schneider-Ammann. Me këtë të fundit, kryeministri Li pritet të nënshkruajë një marrëveshje mbi tregtinë e lirë.
Në një shkrim të publikuar në „Neue Zürcher Zeitung“, kryeministri kinez ka shkruar se marrëveshja mbi tregtinë e lirë me Zvicrën po finalizohet pas një periudhe negociatash që ka zgjatur tre vjet. Me këtë hap, Zvicra do të jetë shteti i parë i Evropës kontinentale si dhe shteti i parë ndër 20 fuqitë më të mëdha ekonomike të botës, që lidhin një marrëveshje për tregtinë e lirë, që për Kinën ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Zvicra do të jetë vendi i dytë evropian me të cilin Kina nënshkruan një marrëveshje të tillë. Në Kinë ekonomia zvicerane gëzon reputacion të lartë dhe Zvicra është ndër eksportuesit më të mëdhenj atje.
Siç bën të ditur departamenti i jashtëm më tutje, ministrat do të bisedojnë edhe për tema tjera bilaterale dhe ndërkombëtare. Situata në gadishullin korean dhe në Lindjen e Afërt do të jetë po ashtu temë bisedimi në mes të dy palëve.
Kjo është vizita e parë që Li Keqiang po e bën në Evropë, që nga marrja e postit të kryeministrit, në muajin mars të këtij viti.
Pas Zvicrës, ai do të shkojë për vizitë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë Popullariteti në rritje i vinjetës elektronike ka ndihmuar në nxitjen e mashtrimeve... -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Macron bëhet ikonë e modës në Davos -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane












