Shkurt.ch
Vjedh orët në Austri dhe i shet në Kosovë
Ai ka vjedhur rreth 50 orë të shtrenjta në vlerë prej 122 mijë eurosh. Policia ka bërë një bastisje në shtëpinë e të akuzuarit dhe nën shtratin e tij ka gjetur 23 orë me vlerë prej 62000 eurosh.
Një shofer 31 vjeçar kamionësh nga qyteti austriak Linz ka vjedhur së paku 100 orë të ndryshme në vlerë prej 122 mijë eurove. Ai është duke u mbajtur në arrest dhe ndërkohë ka pranuar veprën dhe ka sqaruar se mallin e vjedhur e ka shitur ose deponuar në Kosovë.
Shoferi i cili punonte për një ndërmarrje në rrethin e Linzit ka sjellë në arealin e firmës zakonisht në orët e hershme të mëngjesit ose pas përfundimit të orarit të punës kontejnerin me mall. Atë e ka vendosur në një pjesë që nuk mbikëqyret shumë, ka thyer blombat dhe i ka mbyllur sërish me një sistem ngjitësi special dy komponentësh.
Ai ka përdorur këtë metodë së paku 17 herë, ndërsa vjedhja ra në sy vetëm pas një ankese të klientëve të ardhur nga jashtë.
Të martën policia ka bërë një bastisje në shtëpinë e të akuzuarit dhe nën shtratin e tij ka gjetur 23 orë me vlerë prej 62000 eurosh. Ndërsa në bodrum, burri 31 vjeçar i kishte vendosur paratë nga shitja e mallit të vjedhur
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










