Lajme
Vjedhjet me centë në Kosovë
Mijëra produkte në shitoret nëpër Kosovë mbarojnë me shifrat 99 centë. Por, rrallëherë kthehen te konsumatori 1 centët e mbetur.
Ekspertët e ekonomisë tregojnë se bizneset përfitojnë shuma të mëdha në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme nga moskthimi i kusurit.
Fatkeqësisht, sipas tyre, këtë shprehi të moskthimit të monedhave të imëta prej 1,2,3 e 4 centësh nuk e kanë vetëm tregtarët e vegjël, por kjo ndodh edhe me tregtarët e mëdhenj, te kompanitë e Telekomit, si dhe te bankat komerciale.
Profesori i ekonomisë,Naim Gashi, thotë për ReL se mungesa e shprehisë së kthimit të 1 ose 2 centëve, dëmton konsumatorët, derisa përfiton biznesi me kusur të konsumatorit.
“Ta marrim një shembull, nëse një supermarket shet 10 mijë produkte në vlerë prej 2.99 euro, dhe nuk e kthen asnjëherë centin e fundit, atëherë ai supermarket fiton 100 euro. Unë mendoj se kjo është një vepër penale-vjedhje, e cila duhet të ndëshkohet nga organet kompetente”, vlerëson Gashi.
Centët në Kosovë vlerësohet se nuk kthehen për shkak të interesit financiar që ka biznesi, por edhe qytetarët hezitojnë ta kërkojnë kusurin, kur është fjala për monedha të imëta.
Fajin për moskthimin e kusurit, sipas Gashit, përveç konsumatorëve, e kanë edhe organet kompetente, inspektoratet, të cilat nuk i gjobisin ata tregtarë që nuk e kthejnë kusurin.
Një mundësi për t’i ikur moskthimit të kusurit, sipas Gashit, përveç tjerash është pagesa me kartela bankare, për të gjithë ata që posedojnë ndonjë të tillë.
Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, e ngrenë si shqetësim moskthimin e parave të imëta nga dyqanet, me rastin e blerjes.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë vendore me kartëmonedha dhe monedha euro/centë.
Zyrtarë të Bankës Qendrorë të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se për kryerjen e këtij funksioni, BQK-ja mban sasi optimale të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe i furnizon bankat komerciale në mënyrë të vazhdueshme, gjithnjë duke u bazuar sipas kërkesave.
Drejtori në Departamentin e operacioneve me para të gatshme dhe pagesa
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













