Shkurt.ch
Vjen në Zvicër vetura e parë që lëviz pa shofer
Kompania “Swisscom” ka sjellë për herë të parë veturën vetëlëvizëse në Zvicër. Vetura VV Pasat drejtohet pa ndihmën e shoferit dhe frenohet po ashtu vetvetiu.
Jashtë Zvicrës, veturat që lëvizin pa ndihmën e shoferit, vetëm me anë të një navigacioni janë prej kohësh në qarkullim.
Por në Zvicër për herë të parë e ka sjell kompania e telekomit zviceran “Swisscom”, shkruan “20min” përcjell “albinfo.ch.
Të martën ajo u prezantua para mediave. Për të testuar udhëtimin ishte një VV Pasat i cili ishte i pajisur me cenzorë, kompjuter dhe softwere. Kompjuteri e dirigjon veturën të lëvizë, të udhëtojë dhe të ndalet pa ndihmën e askujt.
Projekti është realizuar nga Swisscom në bashkëpunim me Autonoms laborin inovativ Autonoms labs të Universitetit të Berlinit.
Testi i parë është duke u bërë në rrugët e Cyrihut dhe e cila do të vazhdoj deri më 14 maj. Gjatë udhëtimit të testimit duhet patjetër që të janë në veturë edhe dy persona të specializuar të cilët në rast të ndonjë problemi të mund të intervenojnë më kohë për çdo vështirësi që mund të paraqiten apo të rrezikojnë jetën e personave të tjerë.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












