Lajme
Vjenë: Rozeta Hajdari dhe ministrja Federale, Margarete Schramböck, patën takim të përbashkët
Mësohet se më 10.11.2021 një delegacion i udhëhequr nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, zhvilloi në Vjenë një takim bilateral me ministren Federale për çështje të Digjitalizimit dhe Ekonomisë të Austrisë, znj. Margarete Schramböck, transmeton albinfo.at.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte po ashtu edhe zëvendësministri i Ekonomisë, z. Mentor Arifaj.
Diskutimet u fokusuan kryesisht në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, duke përfshirë lehtësimin e investimeve të huaja dhe ofrimit të mundësive për kapacitetet prodhuese të kompanisë austriake, Nearshoring, si dhe bashkëpunimin në fushën e transformimit digjital. Po ashtu mes palëve u dakordua mbi realizimin e një vizite të kompanive austriake në Kosovë në pranverë të vitit 2022.
Ministrja Hajdari dhe delegacioni po ashtu zhvilluan takime me zv. kryetarin e Odës Ekonomike WKO, z. Philipp Gady, ku ishin pjesë në punimet e projektit Access, të financuar nga Austrian Development Cooperation dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës, implementuar nga Eciks si dhe takime të tjera me Vienna Economic Forum.
Ambasadori Pllana ftoi kompanitë që ishin pjesë e projektit për një takim të përbashkët me kompanitë nga diaspora/ Rrjetit të bizneseve që veprojnë në Austri, në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












