Uncategorized
Vjosa Osmani takohet me kryediplomatin e Zvicrës, theksohet rëndësia e diasporës shqiptare
“I lumtur të flas me u.d. e presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e Zvicrës në Kosovë, diasporën e rëndësishme të Kosovës në Zvicër dhe çështjet rajonale"
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Çështje të Jashtme të Zvicrës, raporton albinfo.ch.
Cassis ka njoftuar për takimin me Osmanin në Twitter, ndërsa ka thënë se Kosova është një nga shtetet prioritet i Zvicrës sa i përket bashkëpunimit të jashtëm.
“I lumtur të flas me u.d. e presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e Zvicrës në Kosovë, diasporën e rëndësishme të Kosovës në Zvicër dhe çështjet rajonale. Kosova është një nga shtetet prioritare të Zvicrës në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka shkruar Cassis, raporton albinfo.ch.
Ndërsa Ambasada e Zvicrës në Kosovë, duke prezantuar vizitën e nivelit më të lartë shtetëror nga Kosova, ka shkruar kështu: “Marrëdhëniet bilaterale midis Zvicrës dhe Kosovës janë më të forta se kurrë. Vizitë e frytshme e Kryetares së Parlamentit dhe Presidentes në detyrë, Vjosa R. Osmani, në Zvicër menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve historike.
Delighted to talk with Acting President @VjosaOsmaniMP on 🇨🇭 engagement in #Kosovo, the important 🇽🇰 diaspora in Switzerland & regional issues 🤝 Kosovo is one of #Switzerland‘s priority countries in international cooperation 👉 #Gouvernance, #HumanSecurity & #Economy pic.twitter.com/i9ghKqGsoZ
— Ignazio Cassis (@ignaziocassis) March 3, 2021
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












