Lajme
Vlerat ushqyese që sjellin kikirikët
Prania e tyre është e domosdoshme në tryezën tonë të ushqimeve.
Balancon sheqerin në gjak
Studimet kanë treguar se konsumimi i kikirikut dhe gjalpit të kikirikut për mëngjes ndihmon të balancojë nivelin e sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas konsumimit të një dreke të pasur në karbohidrate. Kjo është një arsye e mirë për të konsumuar në mëngjes kikirikë dhe gjalpë kikiriku, raporton Shëndeti.
Trup elegant
Konsumuesit e gjalpit të kikirikut dhe vetë kikirikut kanë trupa shumë elegantë, ndonëse marrin shumë kalori.
Yndyra të shëndetshme
Kikirikët janë të pasura më lëndë ushqyese dhe yndyra të shëndetshme, të mira për organizmin.
Nxit fuqinë e memories
Kikiriku është ushqim i trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina B3, e gjendur tek kikiriku, ofron shumë përfitime shëndetësore, përfshirë këtu dhe funksionimin më të mirë të trurit dhe nxit fuqizimin e memories.
Mbrojtës të lëndëve ushqyese
Kikiriku siguron komponentë bioaktivë, të cilët veprojnë si antioksidues dhe shihen si parandalues të sëmundjeve.
Ngrënia e 35 gram kikirik i ofron organizmit të njeriut këto vlera ushqyese:
Proteina 15%
Fibra bimore 15%
Vitaminë E 20%
Jod 5%
Hekur 10%
Zink 10%
Triptofan 35%
Si dhe 210 kalori!
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












