Shkurt.ch
Votimi elektronik, i mundur vetëm në dy kantone
Tash për tash këtë përparësi e gëzojnë vetëm kantoni i Gjenevës dhe ai i Neuchatelit. Ndërkaq në nëntë kantone ku është kërkuar të vendosej një mënyrë e tillë votimi, puna ka dështuar për shkaqe teknike
Për herë të parë në Zvicër, në zgjedhjet nacionale që bahen në tetor të këtij viti do të mund të votohet edhe në mënyrë elektronike. Deri më tash në këtë mënyrë kanë mundur të votojnë vetëm zviceranët që jetojnë jashtë vendit. Por megjithatë, nuk do të mund të votohet elektronikisht në të gjitha kantonet.
Tash për tash këtë përparësi e gëzojnë vetëm kantoni i Gjenevës dhe ai i Neuchatelit. Ndërkaq në nëntë kantone gjermanishtfolëse ku është kërkuar të vendosej një mënyrë e tillë votimi, puna ka dështuar për shkaqe teknike. Fjala është për kantonet: Cyrih, Glarus, Freiburg, Solothurn, Schaffhausen, St. Gallen, Graubünden dhe Thurgau, të cilave Këshilli Federal në mbledhjen e tij të djeshme ua ka hedhur poshtë kërkesat. Këto kantone i ishin bashkuar organizimit “Consortium Vote electronique”.
Por Këshilli Federal ka konstatuar një “vrimë” në sistem që pengon mbrojtjen e fshehtësisë së votës. Ky problem teknik mund edhe të zgjidhet por sistemi nuk mund të jetë i gatshëm para zgjedhjeve.
Defektin e ka zbuluar një auditim i bërë nga jashtë. Pastaj, sistemi i “Consortium…” nuk i plotëson të gjitha kërkesat që ka zyra federale i ka shpallur si të patjetërsueshme për t`u plotësuar nga 1 korriku.
Këshilli Federal prandaj ka vepruar mbi parimin “Siguria para shpejtësisë”.
Ndërkohë, në kantonet: Gjenevë, Lucern, Basel-Stadt dhe Neuchatel mund të votojnë në mënyrë elektronike të gjithë zviceranët që jetojnë jashtë dhe që janë regjistruar për votim. E ata janë rreth 34 mijë.
Ndërsa nga “vendorët”, votimin elektronik do ta bëjnë vetëm qytetarët e Gjenevës dhe të Neuchatel-it. Në katër kantone do të funksionojnë dy sistemet: në Basel-Stadt, Lucern. Gjenevë dhe Neuchatel. Të dy këto sisteme i takojnë të ashtuquajturës “Gjeneratë e dytë” dhe verifikimin e bëjnë në mënyrë individuale. Përmes një kodi personal, personat me të drejtë vote e verifikojnë nëse votat e tyre janë bartur në mënyrë korrekte.
Votimin elektronik kanë pasur mundësi ta provojnë edhe në zgjedhjet e vitit 2011 në Aargau, St. Gallen, Graubünden dhe Basel-Stadt rreth 22 mijë zviceranë që jetojnë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














