Lajme
Votuesve nga diaspora që regjistrohen për votim me postë, u hiqet emri nga lista në vendvotime
Një procedurë e tillë ndiqet nga KQZ për tē eliminuar mundësinë e votimeve disa herë nga i njejti person
Derisa kanë mbetur edhe më pak se 12 orë për të aplikuar nga diaspora për regjistrim për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i votuesve të regjistruar po vazhdon nga ana e KQZ-së përmes telefonit, raporton Albinfo.ch.
Ndërkohë që të gjithë aplikuesit që regjistrohen për të votuar përmes postës e humbin të drejtën që pastaj të vijnë për të votuar fizikisht në Kosovë më 14 shkurt.
Një procedurë e tillë ndiqet nga KQZ për tē eliminuar mundësinë e votimeve disa herë nga i njejti person.
Një gjë të tillë e konfirmon zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Atyre që u del emri që është regjistruar suksesshëm për të votuar përmes postës, emri i tyre largohet nga lista e votuesve që shpërndahet në vendvotime”, thekson Elezi.
Ndryshe, afati për t’u regjistruar për të votuar përmes postës ka nisur nga 13 janari dhe përfundon më 21 janar 2021 në orën 18:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











