Lajme
Voziti 120 km/h në zonë banimi, refuzoi gjobën, dënimi i rritet në 75,000 franga
Refuzoi kategorikisht dënimin, gjoba kalon në 75 mijë franga
Një mjek i moshës 66-vjeçare në kantonin e St. Gallen ra në një kurth shpejtësie pranë Gommiswald – me 120 km/h jashtë qytetit, ku ishte e paraparë dyfish më pak, përcjell albinfo.ch.
Për këtë ai mori një gjobë nga forcat e rendit të trafikut, por ai nuk e pranoi.
Mediat zvicerane shkruajnë se mjeku i shëndetit publik do të duhej t’i përmbahej gjithmonë kufirit të shpejtësisë – edhe në rast urgjence.
Ai u arsyetua se ishte në urgjencë, mirëpo nuk është e qartë, sipas policisë, nëse 66-vjeçari ishte rrugës për në një detyrë – apo thjesht po merrte Mercedesin e tij për një udhëtim qejfi.
Por, një gjë është e qartë, mjeku i St. Gallen voziti shumë shpejt, 120 km/h në Uznacherstrasse në Gommiswald SG në drejtim të Ricken, ku lejohej 40 km/h më pak.
Duke qenë se ai ka kohë që po refuzon dënimin, shteti ka vepruar ndryshe karshi tij. Pavarësisht profesionit të tij, ai tashmë ka një gjobë prej 60 tarifash ditore prej 1,250 frangash secila, që rezulton në 75,000 franga.
Sipas “Linth Zeitung”, gjithsesi dënimi do t’i kushtojë shtrenjtë: duhet të paguajë ende shpenzimet procedurale dhe një gjobë – gjithsej 10.650 franga. Megjithatë, urdhri penal nuk është ende përfundimtar: mjeku nuk e pranon urdhrin penal dhe shkon në Gjykatën e rrethit. Gjithë procedura do të mbetet në dorën e Gjykatës, për të dhënë një vedim përfundimtar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











