Shkurt.ch
Vrasësit të Lucie-s i hiqet kujdestaria e përjetshme
Gjykata Federale është mbështetur në dy ekspertiza psikiatrike që ardhur në përfundimin se nuk ka të dhëna se i akuzuari është i pashërueshëm përjetësisht
Gjykata Federale e Zvicrës e ka anuluar një dënim me kujdestari të përjetshme që ia kishte shqiptuar në tetor të vitit të kaluar Gjykata e lartë e Aargaut, vrasësit të një vajze 16 vjeçare, kujdestare fëmijësh. Vrasja e Lucie-s, ndër më të rëndat në kohët e fundit në Zvicër, kishte bërë bujë të madhe në opinionin e këtushëm. Gjykata kishte ardhur në përfundimin se vrasësi ishte i pashërueshëm për gjithë kohën.
Ndërsa Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë ka kundërshtuar këtë vendim, duke ia hequr masën e kujdestarisë së përjetshme. Sipas gjykatës në fjalë, një dënim i tillë mund të shqiptohet vetëm për dikë që “me të vërtetë për gjithë jetën është i patrajtueshëm dhe në këtë mënyrë paraqet rrezik të pakufizuar në kohë për shoqërinë”.
Duke marrë këtë vendim, gjyqtarët e Lozanës janë mbështetur në dy ekspertiza psikiatrike. Të dyja kishin ardhur në përfundimin se nuk ka të dhëna se i akuzuari është i pashërueshëm përjetësisht.
Vrasësi i Lucie-s, ka qenë kuzhinier i papunë dhe i varur nga droga. Ai, në vitin 2009 në Cyrih e kishte joshur me premtimin se do ta bënte fotomodele. Më 4 mars të po atij viti ai e kishte sjellë vajzën në banesën e tij në Rieden të Badenit (kantoni Aargau). Pasi e kishte rrahur, e kishte prerë atë në fyt. Mbi kufomën e saj ishin gjetur gjurmë të urinës dhe të spermës së personit të akuzuar për vrasje.
Pas ankesës së bërë nga avokati i saj, Gjykata Federale në Lozanë kishte për detyrë të sqaronte se çfarë ka nënkuptuar gjykata më e ulët me konceptin “përgjithmonë i patrajtueshëm”. Sipas Lozanës, masa e kujdestarisë jepet vetëm pasi që i dënuari të ketë vuajtur dënimin, shkruan srf.ch. Një masë e kujdestarisë së rregullt është parimisht po ashtu e pakufizuar dhe mund të rishqyrtohet rregullisht. Ndërsa masa e kujdestarisë së përjetshme mund të rishqyrtohet vetëm në rastet kur ka ndonjë njohuri të re shkencore për mundësinë e trajtimit të personit nën kujdestari, përfundojnë gjykatësit në Lozanë.
Vendimi i kësaj gjykate ka ngjallur reagime të ashpra të familjes së viktimës dhe te një pjesë e opinionit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












