Kosova
Vrasje e rëndë në Pejë, u gjet i djegur në veturën e tij
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Këtë e konfirmoi për mediat në Prishtinë Shkodran Nikçi nga Zyra e Prokurorisë në Pejë.
Është bërë e ditur nga mediat në Prishtinë se bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, i cili u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e Qerim Kelmendit.
Përmes një raporti, thotë se trupi është gjetur brenda një veture të djegur në fshatin Zahaq të Pejës.
“Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
PK-ja thotë se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.
“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, përfundon raporti.
Këtë e konfirmoi edhe Shkodran Nikçi nga Zyra e Prokurorisë në Pejë.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë pas mesnate, ku kanë hasur në një trup të pajetë”, tha Nikçi. Ai shtoi se janë duke u zhvilluar hetime dhe duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës










