Shkurt.ch
Vrasje në mes vëllezërish, shkas: ndarja e trashëgimisë
Shkak për këtë vrasje ka qenë konflikti në mes të tre vëllezërve dhe motrës për shtëpinë familjare dhe pasurinë bujqësore që ua kishin lënë prindërit
Një zviceran i moshës 48 vjeçare i ka shkaktuar plagë të rënda nga një goditje me arme zjarri në Bürsserach të Solothurnit vëllanë e vet 55 vjeçar, i cili ka vdekur pastaj në spital. Dorasi është arrestuar. Ai ka pranuar se ka qëlluar me armë drejt vëllait të tij, bën të ditur Policia e kantonit të Solothurnit.
Sipas njohurive të deritashme, shkak për këtë vrasje ka qenë konflikti pronësor në mes të tre vëllezërve dhe motrës. Prindërit u kishin lënë atyre shtëpinë familjare dhe pasurinë bujqësore në fshat, ndarja e së cilës ka shërbyer si mollë sherri në mes të vëllezërve.
Vëllai më i ri banonte në shtëpinë familjare që u takonte të gjithëve dhe refuzonte të paguante një qira simbolike të cilën ia kërkonin vëllezërit, shkruan 20minuten.ch.
Kjo kishte çuar te mosmarrëveshjet që kanë kulmuar me vrasje, thonë fqinjët dhe të njohurit tjerë të familjes.
Policia dhe prokuroria e përgjithshme ndërkohë e kanë iniciuar një procedurë hetimesh lidhur me vrasjen.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar










