Shkurt.ch
Vrasje në shitoren e lodrave
Pasi ka plagosur të shoqen, i ka kthyer revolen vetes dhe pas pak ka vdekur në spital
Rreth kohës së drekës ka ndodhur një vrasje në garazhin e shitores së lodrave “Tys`r`us” në Dietlikon të Cyrihut. Pas një konflikti në mes të një çifti, bashkëshorti 28 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 24 vjeçe, duke e plagosur rëndë atë.
Pas kësaj ai ia ka kthyer armën vetes, dhe si pasojë e plagëve të rënda, ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Gruaja është transportuar me helikopter të ndihmës së shpejtë për në spital dhe gjendja e saj raportohet të jetë e rëndë.
Burimet nga vendi i tragjedisë thonë se i vrari ka prejardhje të huaj por ende nuk është sqaruar përkatësia e tij etnike.
Policia nuk ka mundur të japë të dhëna më të përafërta lidhur me motivin e vrasjes ndonëse supozohet se bëhet fjalë për motiv të çrregullimeve në raportet bashkëshortore.
Policia e Kantonit të Cyrihut dhe prokuroria kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












