Lajme
Vrau drejtorin në zyrë, dënohet me 27 vjet mësuesi i biologjisë
Në seancën e kaluar, kur u dha fjala përfundimtare e palëve, i akuzuari deklaroi se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe i kërkoi falje familjes së të ndjerit
Pesë vjet më parë, Gani Sahiti mësues i biologjisë, kishte vrarë në vendin e punës drejtorin e Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihun pas një zënke lidhur me një vend punë në malësinë e Gollakut. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi atë me 27 vjet burg.
Ky ishte rigjykimi i Sahitit, pasi Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ti. Për të njëjtën vepër penale, Gani Sahiti nga Gjykata Themelore e Prishtinës në qershorin e vitit 2013 ishte dënuar me 35 vjet burg.
Mirëpo, rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në janar 2014 me arsyetimin se janë konstatuar shkelje thelbësore të dispozitave penale gjatë gjykimit të shkallës së parë, citon Kallxo.com.
Në seancën e së premtes, kur u dha fjala përfundimtare e palëve, i akuzuari deklaroi se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe i kërkoi falje familjes së të ndjerit.
Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës e vrau me revole Remzi Salihun, atëkohë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ndërmjet viktimës dhe vrasësit thuhet se kishte një zënkë të mëhershme lidhur me një vend punë në fshatin Koliq të komunës së Prishtinës.
Vrasja kishte ndodhur paradite, derisa i ndjeri drejtori i Arsimit po fliste në telefon me një palë. Viktima thuhet se e kishte pritur derisa e kishte përfunduar telefonatën dhe më pas e kishte nxjerre revolverin dhe kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës, derisa i ishtin harxhuar fishekët në karikator.
Më pas, krejt gjakftohtë ishte futur vetë në veturën e policisë, duke iu treguar policëve se “sapo kishte vrarë një njeri” dhe me pas kishte dorëzuar revolen. Vrasësi më herë kishte qenë edhe ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) në Luginën e Preshevës.
I pakënaqur me vendimin e Gjykatës, Haxhi Millaku, avokati i të akuzuarit, paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut Aeroporti i Cyrihut përballet me fluks të lartë pasagjerësh gjatë festave... -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve










