Lajme
Vritet një dhe plagoset rëndë një ushtar tjetër shqiptar
Ministria shqiptare e Mbrojtjes, ka thënë se kjo është hera e parë që trupat shqiptare vriten në shtetin afgan
Njerëz të veshur si policë afganë kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve shqiptarë dhe të tjerë në jug të Afganistanit, duke vrarë një ushtar të Shqipërisë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda një ushtari tjetër. Fjala është për Teki Voglin dhe për Aleksandër Peçin.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria shqiptare e Mbrojtjes, duke thënë se kjo është hera e parë që trupat shqiptare pësojnë për vdekje në shtetin afgan.
I njëjti burim tha se 11 policë afganë janë arrestuar pas të shtënave që kanë ndodhur të hënën pasdite.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në një fshat pranë qytetit Kandahar, ku trupat ishin mbledhur në takim për hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore.
Nga sulmi është plagosur edhe një ushtar ndërkombëtar, por nuk ka njoftime për nacionalitetin e tij.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













