Lajme
Vuajtjet e arinjve shqiptarë që u shërbejnë turistëve për të bërë “selfie”!
Edhe pse arinjtë e murrmë i mbron ligji, në Shqipëri po lulëzon tregtia ilegale me këtë kafshë të egër. Arinjtë mbahen në kafaze të ngushtë e të lënë pasdore pranë hoteleve dhe restoranteve për të tërhequr klientët ose në rrugë e në plazhe për të shërbyer si motiv për fotografim
Organizata që merret me mbrojtjen e arinjve “Vier Pforen” (Katër shputat) ka ndërmarrë aksion për shpëtimin e këtyre arinjve, shkruajnë sot shumica e mediave qendrore austriake, si heute.at, orf.at. etj.
“Vier Pfoten” konsideron se në Shqipëri jetojnë rreth 50 arinj të ngujuar në kafaze të ngushtë e të errët. Ata nuk kanë as vend dhe as mundësi për të lëvizur apo për t`u ngjitur Ata vuajnë nga kjo dhe shpesh kanë çrregullime të sjelljes, vlerëson eksperti Thomas Pietsch., transmeton albinfo.ch. Disa prej tyre madje kanë edhe plagë të hapura në trup dhe janë në rrezik vdekje nga uria.
I tillë është edhe “Bier-Bär Tomi”, i cili mbahet në një kafaz tepër të vogël pranë tualetit të një restoranti. Ai është shumë keq me shëndet dhe kafshon veten nga sikleti. E, sikur kjo të mos mjaftonte, pronari i jep të pijë birrë në vend të uji!
Ndërsa ariu femër i njohur si “Selfie arusha Jeta” po bën një jetë të tmerrshme, ajo, në vapën më të madhe bartet me dhunë nëpër plazhet qytetet dhe vendet turistike. Një zinxhir i rëndë metalik i është lidhur në hundë, përcjell albinfo.ch. Kur pronari e tërheq hundën, arusha përjeton dhembje të tmerrshme dhe kjo vetëm që një dorë turistësh të mund të bëjnë një fotiografu me të, duke i paguar pronarit.
Për të evituar që arinjtë edhe në të ardhmen të kenë një jetë si Tomi ose Jeta, “Vier Pfoten” së bashku me Qeverinë e Shqipërisë do të punojnë për përmirësimin e kushteve të jetës të arinjve të murrmë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












