Lajme
Vuçiq kërcënon sërish Kosovën me luftë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u është kthyer sërish deklaratave për luftën, ku thekson se nëse Kosova do të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, do të ketë surpriza të pakënshme.
Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiq është shprehur se ato dhe mentorët e tyre e dinë se unë nuk gënjej.
“Nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë. Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe, unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy”, transmeton Albinfo.ch.
Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, është shprehur Vuçiq.
Ai ndër të tjera foli për forcën e Serbisë dhe “mençurinë e racionalitetin”.
“Nëse e di që nuk mund të marrim gjithçka, por që ne mund të jemi po aq të kënaqur dhe të pakënaqur sa shqiptarët. Edhe pse jeni të fortë, nuk duhet të përdorni fjalë të ashpra, sepse ne po ndërtojmë paqen dhe duhet ta ruajmë atë. Forca serbe nuk duhet të nënkuptojë arrogancën, por mençurinë dhe racionalitetin”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











