Kosova
Vuçiq për hapjen e urës së Ibrit: Tash çdo gjë është fushatë për ta, pres provokime dhe probleme
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sa i përket hapjes së urës mbi Lumin Ibër, ka thënë se pret që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe ata të KFOR-it ta mbajnë fjalën dhe që hapje të urës mbi Ibër të mos ketë pa marrëveshje e pa vullnet të përbashkët.
Ai ka deklaruar se pret, provokime në veri, pas caktimit të datës së zgjedhjeve në Kosovë dhe mbajtjes së fushatës zgjedhore për çka u shpreh se pret që KFOR-i t’i përmbushë premtimet e detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244, transmeton albinfo.ch.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të drejtë. Presim që ata mbajnë fjalën – se pa vullnet të përbashkët ura nuk do të hapet. Zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për 9 shkurt dhe tashmë çdo gjë është fushatë për ta. Besoj se KFOR-i do ta përmbushë edhe premtimin edhe detyrën parësore në përputhje me rezolutën 1244”, ka thënë ai për mediat në Serbi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












