Kosova
Vuçiq për Kurtin: Bëri një truk të mirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një truk të mirë në takim me liderët evropianë.
Ai shton se truku do të jetë i shkurtër.
“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. Ai e provoi më parë, por dje ishte hera e fundit që e bëri, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. Ishte i pari që pati një takim me liderët e BE-së, e më pas me Borrell dhe Lajçakun. I ka paraqitur idenë, të nënshkruajmë të tre dokumentet. Bëhet fjalë për dy marrëveshjet, në Bruksel e Ohër. E propozoi, sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë ai në TV Pink të premten, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq beson se kjo është një mundësi që Kurti të fitojë kohë dhe të vazhdojë persekutimin e serbëve.
“Ai nuk do të bëjë asgjë, e them paraprakisht, siç e kam thënë qindra herë. Besoj se do të jetë një takim në nivelin më të lartë. Besoj se do të vazhdojmë bisedimet, për ne BE-ja është partneri kryesor, partneri ynë më i rëndësishëm, prandaj besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka thënë Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut










