Kosova
VV kërkesën për pranim të votave nga mërgata e dërgon në Supreme
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate ka bërë të ditur se kërkesa për pranim të votave nga diaspora do të dërgohet në Gjykatën Supreme
“Të shqyrtohen e numërohen fletëvotimet e bashkëatdhetarëve. Prej më shumë se 10 ditësh i gjithë opinioni publik është duke ndjekur me vëmendje mosveprimin e Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me trajtimin e fletëvotimeve të ardhura nga Mërgata. Veçanërisht të atyre të cilat për momentin nuk po procedohen me justifikimin se kanë mbërritur pas afatit ndonëse janë dërguar nga bashkatdhëtarët shumë ditë para datës së zgjedhjeve. Sot po ashtu pamë pamje aspak normale në numërimin e fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, të cilat shkaktuan probleme në shëndetin e punëtorëve të Komisionit Qendror Zgjedhor”, thuhet në komunikatën dërguar medieve, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe prej votave të diasporës janë numëruar vetëm 13 mijë e 497 fletëvotime të vlefshme, ndërsa të tjerat nuk janë pranuar nga KQZ-ja. Më shumë se 50% të këtyre votave e kishte fituar LVV-ja.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













