Lajme
Wathelet dëshiron t’i kthejë sa më shpejt kosovarët
Sipas Agjencisë telegrafike belge “Belga”, ministri i Brendshëm kosovar do ta vizitojë Brukselin më 12 maj të këtij viti për të nënshkruar një marrëveshje për riatdhesimin e kosovarëve nga rajoni i Benelux-it. Kjo është një deklaratë e sekretarit shtetëror belg për politikë të migrimit dhe azilit, Melchior Wathelet, të lëshuar gjatë së martës.
Në deklaratën për të përditshmet belge “La Libre” dhe “De Morgen” ai ka thënë se dëshiron që sa më shpejt t’i kthejë kosovarët të cilët arrijnë në Belgjikë.
Wathelet ka nënvizuar se numri i kërkesave të parashtruara për strehim është në rritje e sipër. Gjatë muajit mars, janë regjistruar 2.193 raste të reja, ndërsa ai ka potencuar se Kosova është vendi më i rëndësishëm për Belgjikën për sa u përket azilkërkuesve, para Afganistanit, Guinesë apo Irakut.
Në këtë mënyrë, sekretari shtetëror belg, kërkon të përshpejtojë shyrtimin e rasteve të azilkërkuesve kosovarë, duke garantuar një shqyrtim kualitativ të rasteve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025










