Lajme
“WhatsApp” regjistron rekord thirrjesh në ndërrimin e viteve
Shifra rekord për “WhatsApp” në ndërrimin e viteve: aplikacioni i bisedave në pronësi të Facebook regjistroi 1,4 miliardë thirrje zanore dhe video, në sajë të distancës pandemike dhe sociale.
Ky është numri më i madh i thirrjeve të regjistruara në një ditë të vetme nga “WhatsApp”, një vlerë e rritur me mbi 50% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Historikisht është një natë e ngarkuar për shërbimet tona, por këtë vit ajo ka vendosur rekorde të reja”, shpjegoi Caitlin Banford, menaxherja i Programit Teknik në Facebook, në një postim zyrtar.
Në natën e fundit të vitit, gjithashtu, u regjistruan më shumë se 55 milionë transmetime të drejtpërdrejta në të njëjtin rrjet social dhe në Instagram globalisht.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











