Politikë

Arbër Bullakaj
Politikan/MenaxherI veshur me kostum, Arbër Bullakaj është ulur dhe pret në kafene. Ai posa ka vizituar disa klientë të firmës së tij të konsultimeve. Në fytyrën e tij bie në sy një dinamizëm i përzier me seriozitet. I riu 27 vjeçar e flet në mënyrë të përsosur dialektin (schweizerdeutsch). Por, ngjyra e mbyllur e lëkurës, flokët dhe sytë e zinj, të bëjnë të konstatosh shpejtë se ai nuk është zviceran nga lindja.
Arbër Bullakaj është i lindur në Kosovë dhe ka ardhur me familjen në Zvicër kur ka pasur tetë vjet. Sot ai gjendet në Parlamentin e qytetit të Wilit dhe synon të bëjë disa ndryshime.
Në këtë parlament, anëtari i SP-së, Arbër Bullakaj është zvicerani i parë me prejardhje të huaj, që ka mundur ta realizojë një sukses të tillë politik. Dhe kjo ka ngjallur reaksione të bujshme në Wil. Sipas njërës palë, fjala ishte për një rimëkëmbje dhe freskim. Ndërsa për palën tjetër ishte e paimagjinueshme që një ulëse në parlament do t`i takonte një njeriu të lindur në Kosovë.
“Brenda Parlamentit të Qytetit kam marrë shumë reagime pozitive”, thotë Arbër Bullakaj. Gjatë fushatës zgjedhore ai u kishte premtuar zgjedhësve te tij se do të avokonte për integrimin e të huajve dhe për promovimin e të rinjve. Dhe, tash Arbri ua lë veprave vendin e fjalëve.
Ai është bashkëthemelues i shoqatës “Fair Wil”. Synim i organizatës është reduktimi i paragjykimeve dhe vendosja e kontakteve ndërkulturore.
“Por ne synojmë po ashtu që të bëhemi pikë kontakti për çdo preokupim të mundshëm të emigrantëve. Në radhë të parë për plotësimin e formularëve”, thotë Arbër Bullakaj, i cili është dhe bashkëkryetar i shoqatës. Me veprime të tilla, bëhet shumë më tepër se sa një ofrim i thjeshtë shërbimi. Ky është një gjest aktiv për t`i mirëpritur njerëzit dhe për t`ua krijuar atyre ndjenjën e të qenit në shtëpi të tyre.
Klishenë se pjesa më e madhe e të huajve nuk kanë interesim për tu përfshirë dhe për tu integruar e kundërshton Arbri: “Unë njoh këtu shumë të huaj ashtu si dhe shumë zviceranë. Të gjithë këta munden të jetojnë bashkë me njëri tjetrin dhe jo vetëm krahas njëri tjetrit.
Në një lagje të qytetit Wil, përbërja e të huajve është e lartë ndërkohë që në tjetrin mbizotërojnë të rinjtë zviceranë. Kjo bën pastaj që të mos ketë këmbim multikulturor. “Në raste e tilla është me rëndësi ngritja e urave. Para të gjithëve te rinjtë duhet ta kenë shansin që të mësohen me jetën në një përzierje kulturash të vendeve të ndryshme”.
Por, Bullakaj mbetet realist. Integrimi “nuk mund të bëhet duke detyruar dikë me `çekiç druri` por duhet të arrihet me takt, butësi dhe angazhim”. Te vetë ai, integrimi ka qenë një proces krejtësisht i natyrshëm. Familja e tij mendjehapur i ka lehtësuar atij shumë punë.
“Duhet të jesh i hapur dhe kureshtar për të njohur kultura të reja”.
Arbër Bullakaj është menaxher, politikan dhe idealist. “Është me rëndësi të integrohesh. Por pa e mohuar me ketë rast identitetin tënd”, thotë ai.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriArbër Bullakaj
- Prejardhja:Prizren-Kosovë
- Vendi ku vepron:Will-Zvicër
- Profesioni:Politikan/Menaxher
- Kontakti [email protected]
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...