Gesundheit

Lavdije Murati
PedikyristeShputat e këmbëve te shumica e njerëzve nuk paraqesin diçka veçanërisht të rëndësishme. Por ka një numër njerëzish të cilët pikërisht me këmbët e tyre fitojnë shumë para. Për shembull yjet nga Borussia Dortmund (BVB) si Robert Lewandowski dhe Kevin Grosskreutz. Dhe pasi që këmbët e futbollistëve ngarkohen shumë dhe shumëçka varet nga funksionaliteti i tyre për to nevojitet kujdes i veçantë. Eh, pikërisht këtu “hyn në lojë” Lavdije Murati, gruaja pedikyriste që përkujdeset për këmbët e yjeve të BVB.
Të jemi të qartë: As Lavdija nuk mund të na thotë se a do të ikë Lewandowski nga BVB dhe nëse po, ku do të shkojë. Sepse edhe sikur ai fare do t`i tregonte asaj, pedikyristja simpatike, normalisht se nuk do ta dekonspironte. Ajo, natyrisht, nuk nxjerr jashtë asgjë në lidhje me çështjet e brendshme të lojtarëve “të saj”.
Vetëm kaq: “Ata janë që të gjithë vërtetë të mirë, shumë të mirë”, thotë shqiptarja nga Kosova, e cila jeton prej dhjetë vitesh në Gjermani ndërsa para kësaj, për gjashtë vite ka ushtruar profesionin e saj në Spanjë. “Kozmetika, pedikyrizmi dhe makijazhi”, i përshkruan ajo fushat e punë së saj.
Prej tri vitesh kosovarja, krahas klientëve “normalë” përkujdeset edhe për çunat e BVB. Prindërit e Lavdijes jetojnë prej një kohe shumë të gjatë në Gjermani, kështu që edhe ajo e kishte oarë normale të “aterronte” në Dortmund. Por si lindi kontakti me BVB? “Një lojtar i BVB ishte atëbotë klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni” kujton Murati. Pastaj ajo njohu Klaus Kraft-in, shefin e shërbimit mjekësor.
Nga tetori i vitit të kaluar, 37 vjeçja atraktive mban edhe një lokal në Lünen. “Unë kam një lokal edhe në Dortmund, ndërsa në qendrën e trajnimit të BVB-së është edhe një ambient i rezervuar për mua”. Por a është ajo tifoze e BVB-së? “Klubi është i mrekullueshëm. Por në fakt unë nuk kam fare ide për futbollin. Kur vijnë lojtarë të rinj unë shpesh nuk i identifikoj dot edhe pse ata janë tashmë të njohur”, thotë ajo. Ndoshta këtu dhe është fshehtësia e saj: Lavdija i lë lojtarët në qetësi, nuk i bezdis ata me kërkesa për autografe. “E gjithë puna që bëj është profesioni im i ëndrrave. Puna me BVB më jep kënaqësi. Për mua lojtarët janë njerëz krejtësisht normalë dhe të mirë”, thotë ajo.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriLavdije Murati
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Lünen-Gjermani
- Profesioni:Pedikyriste
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...