Kulturë

Petrit  Çeku

Kitarist

“Seria e koncerteve “Rising Stars” është ndër më interesantet që organizon Allgemeine Musikgesellschaft Basel (AMG). Këtu prezantohen muzicientë të rinj që kanë marrë çmime në konkurse në gjithë botën dhe që janë në fillet e karrierës së tyre ndërkombëtare. Interesimi i publikut për “Rising Stars” është i madh. Kjo u tregua edhe në koncertin e tretë për këtë sezon, të kitaristit 28 vjeçar me prejardhje kosovare, Petrit Çeku. Ai ka dalë fitues në konkurse të shumta ndërkombëtare , përfshirë edhe atë “Andres Segovia” në qytetin gjerman Velbert.

Segovia, mjeshtri i madh, i vdekur në vitin 1987, është një pikë orientimi për çekun. Mjeshtri klasik spanjoll, ashtu si dhe mjeshtër të tjerë të vjetër të kitarës gjejnë ekzekutuesin kompetent te kosovari Petrit Ceku. Atmosfera e preferuar e Cekut është romantizmi i vonë, dhe këtë e tregon programi i tij recital. Koncerti fillon në mënyrë paradigmatike me “Sonata romantika” A-Dur, një homazh për Schubertin, i autorit meksikan Manuel Ponce që e kishte kompozuar në vitin 1929 për Andres Segovian.

Në afishen e programit Çeku na është prezantuar si një instrumentist virtuoz dhe poet. Poet është me të vërtetë por virtuoz në kuptimin e drejtpërdrejtë ai nuk është edhepse në fakt ai di të luajë me virtuozitet në kitarë. Ai është një kitarist që e ndjen muzikën nga brenda, i cili shpërfaq jetën e brendshme të pjesëve që luan, brishtësinë e tyre. Çeku shpalos një patos të introvertuar dhe befason me një piano plot ndjenjë. Aty është melankolia në sonatën e Ponces, një pikëllim për të kaluarën e humbur.

Në veprën homazh të Mario Casteelnuovo-Tederco kushtuar Paganinit “Capriccio diabolico” Çeku lidh në mënyrë ideale muzikalitetin e tij  të mbështetur në romantikën e vonë me shkëlqimin teknik”.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriPetrit  Çeku
  • Prejardhja:Prizren-Kosovë
  • Vendi ku vepron:Berlin-Gjermani
  • Profesioni:Kitarist

  WHO’S WHO të tjera