Pikturë

Ben Kamili

Piktor

Ben Kamili ka lindur në Orashë të Poshtme në Maqedoni në vitin 1969, ndërsa jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

E përditshmja gjermane „Augsburger Allgemeine“ në një artikull të saj nënvizon se që nga e diela, Kamili së bashku me piktorin gjerman Raimund Göbner, kanë hapur ekspozitën e tyre në „Unteren Schloss“ në Pähl. Veprat e tyre i kanë titulluar „Në rrugë“ dhe „Dolce Vita“.

Nuk është vetëm datëlindja ajo që është e përbashkët me dy piktorët, por veprat e tyre janë të ngjashme dhe dallohen vetëm në material të ndryshëm. Motivet e veprave të Kamilit janë të gjera dhe nuk përkufizohen vetëm në një rajon. Përpos punimeve si „Porti i Hamburgut“, një idilë fshatareske në Münster të Westfalen, ai ka krijuar edhe një vepër për Liqenin e Ohrit.

Ekspozita e dyfishtë „Në rrugë“ dhe „Dolce Vita“ me punimet e Ben Kamilit dhe Raimund Göbner do të jetë e hapur për vizitorët të premteve dhe të shtuneve nga ora 14.00 e dei në 18.00.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriBen Kamili
  • Prejardhja:Orashë e Poshtme-Maqedoni
  • Vendi ku vepron:Berlin-Gjermani
  • Profesioni:Piktor

  WHO’S WHO të tjera