Lajme
Wisner: Shtetet nuk do ta bazojnë njohjen e pavarësisë në marrëveshje, por në interesat e tyre
Ai ka thënë se Rezoluta 1244 do të hyjë në histori si një lëmsh i pakuptimtë ligjor
Ish-negociatori i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk e dëmton sovranitetin e Kosovës.
Ai ka thënë se Rezoluta 1244 do të hyjë në histori si një lëmsh i pakuptimtë ligjor.
Shtetet, sipas tij, nuk do ta bazojnë njohjen e pavarësisë në këtë marrëveshje, por në interesat e tyre.
“Marrëveshja bën të mundur që Kosova të jetë e pranishme dhe të marrë pjesë në diskutimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Ballkanit dhe Evropës si dhe do të ndihmojë në definimin e rolit të Kosovës në këto rajone”, ka deklaruar Wisner në një intervistë për të përditshmen “Express”.
Sipas tij, pas 24 shkurtit Kosova ka ecur drejt një niveli shumë më të lartë të bashkëpunimit me BE-në, në mënyrë që të avancohet prospekti i Kosovës që një ditë të jetë pjesë e BE-së.
Shtetësia e Kosovës është legjitimuar dhe, sipas tij, ka nevojë askush që ta vërë këtë në pikëpyetje.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











