Lajme
Wizz Air” ofron bileta shpëtimi për udhëtarët e “Belle Air”
“Wizz air” sot prezantoi bileta shpëtimi me çmime prej 39.99 € për udhëtarët e prekur nga mbyllja e papritur e “Belle Air Europe” me zyrë në Aeroportin e Prishtinës
Për bashkatdhetarët që janë djegur nga falimentimi i kompanisë ajror “Belle Air” duket se do të ketë një shpëtim. Është kompania më e madhe ajrore në Evropën Juglindore “Wizz Air” e cila ka proklamuar bileta shumë të lira për pasagjerët që kanë rezervuar biletat me “Belle Air Europe”
“Wizz air” sot prezantoi bileta shpëtimi me çmime prej 39.99 € për udhëtarët e prekur nga mbyllja e papritur e “Belle Air Europe” me zyrë në Aeroportin e Prishtinës, raporton “Koha”.
Këto bileta shpëtimi janë në dispozicion për udhëtarët me rezervime të vlefshme për avionin jashtë përdorimit dhe që janë të vlefshme për linjat e “Wizz Air” nga Shkupi (vetëm 2 orë larg Aeroportit të Prishtinës) për Basel, Dortmund, Milano, Bergamo, Venecie, Treviso dhe Malmö.
Për të fituar të drejtën për biletë shpëtimi, siç thuhet në raport, udhëtarët duhet të posedojnë rezervacion fluturimi të “Belle Air Europe” të anuluar, të kryejnë një rezervim në qendrën për telefonata të “Wizz Air” ose online në http://wizzair.com/en-GB/Search/BelleAir.
|Wizz Air i inicioi këto bileta shpëtimi për të minimizuar mundësitë e përçarjes së udhëtarëve të Belle Air Europe, njofton portali zhurnal”, thuhet më tej në njoftim.
Udhëtimi me këto bileta shpëtimi duhet realizuar deri më 15 dhjetor dhe varet nga vendet e lira në dispozicion.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












