Lajme
Xhaferi: Maqedonia rrezikon të destabilizohet
Maqedonia po shkon drejt destabilizimit, ndërsa vetëm ndëshkimi i politikës aktuale mund ta rivendosë stabilitetin në vend, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferi. Ai i ka vlerësuar si të dëmshme proceset aktuale në vend dhe pozicionin e shqiptarëve, njofton Zhurnal.mk.
“Shqiptarët janë të pakënaqur me këto tendenca për anulim të të drejtave që i kanë fituar deri tani. Në këtë vijë, PDSH-ja me informim të drejtë do të përpiqet që ta sensibilizojë opinionin për temat që për ne janë shqetësuese siç është ndarja jo e drejtë e buxhetit, imponimi i disa qëndrimeve që nuk përputhen me marrëveshjet paraprake të arritura si me shqiptarët ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Xhaferi.
“Kryeministri Nikolla Gruevski po çon Maqedoninë në pozita ekstreme që të ketë shanse më të mira në bisedimet me Greqinë dhe në veprimin e tij politik”, ka thënë kryetari i nderit i PDSH-së, Xhaferi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













