E-Diaspora
Xhaka do të angazhohet në afirmimin e talenteve nga Kosova
Këtë premtim e ka dhënë futbollisti Granit Xhaka në një takim në Prishtinë me ministrin kosovar të sportit, Memli Krasniqi
Futbollisti i talentuar kosovar, i cili aktualisht luan për ekipin e Baselit dhe është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka është pritur sot në një takim nga ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Futbollisti Xhaka ishte i shoqëruar edhe nga vëllai i tij, Taulanti, që po ashtu është një futbollist me perspektivë në Zvicër, si dhe nga familjarë të tij.
Duke e përgëzuar për suksesin e arritur deri tash, ministri Krasniqi tha se paraqitjet e Granitit dhe futbollistëve tjerë kosovarë që luajnë për Zvicrën dhe klubet zvicerane, kanë bërë gjithë popullin e Kosovës të ndjehet krenarë.
Ai tha se këta futbollistë kanë dëshmuar para botës dhe Zvicrës imazhin e vërtetë të popullit të Kosovës, si dhe talentin dhe cilësitë që kanë të rinjtë kosovarë në futboll. Graniti dhe futbollistët tjerë të rinj janë shumë të suksesshëm në skuadrat ndërkombëtare, tha ministri Krasniqi, duke shtuar se ata janë një inspirim për të gjithë të rinjtë tjerë në Kosovë për të punuar shumë dhe për të arritur suksese të larta.
Ai kërkoi nga Graniti dhe futbollistët e tjerë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për afirmimin e talenteve nga Kosova në futboll, por edhe në sportet tjera. Gjatë bisedës, ministri ka informuar mysafirët me disa nga të arriturat në fushën e sportit, si dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
Nga ana e tij, Granit Xhaka, duke falënderuar ministrin për mikpritjen, theksoi se do të angazhohet që të afirmojë talentet nga Kosova si dhe të japë kontributin e tij në sensibilizimin e opinionit botëror për rëndësinë dhe cilësitë që ka Kosova në sport. Granit Xhaka aktualisht luan për ekipin e Baselit, që është i pari në listë në ligën superiore të futbollit zviceran.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri Policia njofton se ata kanë pasur vetëm lëndime të lehta. Pas trajtimit mjekësor ata kanë marrë... -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër













