Sport
Xhaka: “Nëse shënoj gol kundër Shqipërisë, nuk do të brohoras”
"Ne jemi disa (shqiptarë) në skuadrën kombëtare të Zvicrës. Por unë dëshiroj ta fitojmë ndeshjen"
“Ne do të luajmë për kualifikime, kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Për mua si shqiptar i Kosovës kjo është diçka shumë e veçantë. Ne jemi disa (shqiptarë) në skuadrën kombëtare të Zvicrës. Por unë dëshiroj ta fitojmë ndeshjen.
Unë luaj për Zvicrën, dhe kjo është kryesorja”, ka thënë Granit Xhaka, i pyetur nga portali gjerman RP.online lidhur me sfidën e 11 shtatorit, kur ai bashkë me 4 futbollistë tjerë shqiptarë, do të luajë kundër kombëtares së Shqipërisë.
Megjithatë: “Në rast se do të shënoj gol, me siguri nuk do të brohoras. Këtë nuk ma lejon respekti”, ka shtuar talenti shqiptaro-zviceran i futbollit, i cili para pak muajsh ka filluar të luajë në bundesligën gjermane për skuadrën Borussia Mönchengladbach.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit Një iniciativë e quajtur “Mbrojtja e Neutralitetit Zviceran”, e nxitur nga grupi Pro Suisse si dhe... -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025?













