E-Diaspora
Xhaka: tash ose kurrë!
Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para ndeshjes së kthimit me Bremenin, shanset janë të mira që Graniti t`i kthehet njëmbëdhjetëshit startues
Me humbjen e thellë 0:4 në terren të vet që pësoi Borussia Mönchengladbach nga Bremeni, në shtator të vitit të kaluar, edhe Granit Xhaka e humbi vendin e tij si titullar në Borussia. Kështu, në të gjitha ndeshjet e vitit 2013, që, të marra së bashku bëjnë 810 minuta, ai ka luajtur gjithsej 137 minuta!
Por tash, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para ndeshjes së kthimit me Bremenin, shanset janë të mira që Graniti t`i kthehet njëmbëdhjetëshit startues. Në fakt, ende nuk duket të ketë ndryshuar qëndrimi i klubit ndaj tij, por mungesa e Thorben Marx-it, për shkak të ndalesës që ka për të luajtur, mund t`i kthehet në shans futbollistit shqiptar.
Mirëpo vetë Xhaka nuk beson gjithaq në këtë mundësi. Ai thotë se trajneri Lucien Favre nuk ka biseduar akoma me të.
“Pastaj, ne kemi parë se së fundi edhe lojtarë tjerë kanë pasur përparësi para meje, me gjithë faktin se unë kam qenë në formë”, ka shtuar ai.
Për këtë arsye futbollisti i talentuar shqiptaro-zviceran do t`i drejtojë Favre-së një thirrje për ndihmë: “Unë, në 9 ndeshjet obligative të vitit 2013 kam luajtir vetëm rreth 130 minuta. Kjo është tepër pak për mua. Unë kam nevojë për lojëra”, thotë ai.
Vetëm duke e angazhuar, ai do të dëshmojë se ia ka vlejtur shuma 8.5 milionë euro që Borussia e ka dhënë për të. “Kur mbretëron besimi dhe kur angazhohesh në më shumë ndeshje, edhe gabimet e tilla të lehta nuk ndodhin më”, thotë ai. Këto gabime, siç shkruan gazeta, mund t`i kushtojnë atij së shpejti edhe me largimin nga përfaqësuesja zvicerane e futbollit.
Ndërkaq Graniti thotë: “Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin e kombëtares, Ottmar Hitzfeld. Por, kur dikë nuk e angazhojnë në ndeshjet e klubit të vet, ai nuk është më as lojtar i kombëtares”
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











