Sport
Xhaka: Zvicra është shtëpia ime por unë kam gjak shqiptari
“Unë kam lindur në Zvicër, jam rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por ... Prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë”, deklaroi Granit Xhaka
Njëri nga yjet më të mëdhenj që ka Përfaqësuesja e Zvicrës është Granit Xhaka, i cili luan në Arsenal. Ai në një intervistë të gjatë për ‘Blick’ flet për ekipin e Zvicrës, gjasat për kualifikim, Arsenalin, kartonët e kuq, por edhe për prejardhjen e tij nga Kosova dhe letrën që kishte shkruar për tifozët e Kosovës, përcjell shkrimin albinfo.ch.
Në fillim Xhaka thotë se ende nuk ka vendosur se kur do të martohet, derisa nuk beson se kjo do të jetë gjatë verës së vitit 2018, pasi është Kampionati Botëror në Rusi. Xhaka u ishte drejtuar tifozëve nga Kosova mbi vendimin për të luajtur për Zvicrën, por nuk ka frikë se kjo do të ketë ndikim tek tifozët zviceranë.
“Unë kam lindur në Zvicër, jam rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por … Prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë. Unë jam i hapur dhe i sinqertë. Ky është karakteri im. Jam aktor i keq. Vendimi nuk kishte kundër Kosovës. Unë vendosa të luajë për Zvicrën”, ka thënë Xhaka për ‘Blick’, i provokuar nga gazetari për “mungesë lojaliteti” ndaj Zvicrës.
Ai njihet për shpirtin luftarak, derisa ka deklaruar se ëndërron që një ditë të jetë kapiten dhe shiriti do ta bëjë atë krenar.
Graniti ka shtuar se vëllai i tij, Taulanti është model për të dhe jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.
Xhaka gjithashtu ka folur për skuadrën e tij Arsenal, kartonët e kuq që i merr, derisa ka theksuar se shoqërohet me bashkëlojtarë që flasin edhe gjuhën gjermane, siç është edhe Shkodran Mustafi.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











