Xhamia shqiptare, me dyer të hapura
Të shtunën, më 8 shtator, prej orës 10 deri deri në orën 17 Bashkësia Islame Shqiptare „Al-Shems“ organizon një “Ditë me dyer të hapura” në xhaminë në rrugën “Gewerbestrasse 2”, në Rebstein të St.Gallen-it.
Në kuadër të kësaj vizite do të njiheni me ambientet e shtëpisë së Zotit për të mësuar më shumë për islamin. 20 vjet më parë Bashkësia Islame Shqiptare ishte themeluar në Kriessern. Pas vetëm katër vjetësh ishte zhvendosur në Rebstein dhe rreth dhjetë vjet më parë kishte planifikuar ndërtimin e xhamisë së sotme.
Komuniteti aktualisht ka rreth 360 familje, kryesisht shqiptare. 200 besimtarët vijnë rregullisht, 100-150 mblidhen të dielava pasdite. Xhamia është e hapur çdo ditë, gjatë kohës së lutjeve: para lindjes së diellit, në mesditë, pasdite në mbrëmje, po ashtu dhe natën qëndron hapur. Të shtunën, më 8 shtator, prej orës 10 deri në orën 17, të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë xhaminë shqiptare.
Në orën 11 mbahet prazantimi i parë, i cili do të përsëritet në orën 14.30. Specialitete shqiptare do të servohen nga ora 12. Bashkësia Islame Shqiptare “Al-Semi” shpreson se do të ketë numër të madh të vizitorëve.
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit Një iniciativë e quajtur “Mbrojtja e Neutralitetit Zviceran”, e nxitur nga grupi Pro Suisse si dhe... -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025?











