Sport
Xhemaili, i shtati në listën e sportistëve milionerë
Pos Xhemailit, në 50-shen e parë janë edhe Behrami në vendin e 26 dhe Shaqiri në të 43-tin
Gazeta SonntagsBlick në numrin e saj të sotëm ka publikuar një top-listë me 50 sportistët më të pasur të Zvicrës, respektivisht me shumat vjetore të fitimeve të tyre bruto.
Siç edhe është ditur, sportisti zviceran që fiton pa konkurrencë më së shumti është tenisti Roger Federer. Me 39 milion franga ai jo vetëm që është i pari në Zvicër por madje i katërti në listën e sportistëve më të paguar në nivel bote.
Të tjerët që vijnë në radhë pas Federerit kanë një diferencë të madhe krahasuar me të. Portieri i hokejit në akull, fjala vjen, që është i dyti, fiton “vetëm” 4.1 milion franga në vit.
Shqiptari i ranguar më së larti në këtë listë është futbollisti tetovar Blerim Xhemaili. Ai është i shtati në listë dhe fiton 3.4 milionë franga. Pas tij vjen me një distancë të madhe futbollisti tjetër shqiptar Valon Behrami, i cili brenda vitit fiton 2.3 milionë franga.
Shumë mbrapa dy “milionerëve” shqiptarë vjen ylli më i padiskutueshëm, i ri i futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri. Ai është i 43-ti në listë me 750 mijë franga.
Yjet tjerë shqiptarë të futbollit, të cilët po ashtu kanë gëzuar prani të madhe në mediet e këtushme si: Xhaka, Mehmedi, Kasami, Abrashi etj. nuk hyjnë fare në listën e 50 më të paguarve.
Veç futbollistëve asnjë sportist tjetër shqiptar nuk ka mundur të sigurojë vend në toplistën e 50 më të pasurve
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore Rreth 70% e të anketuarve në një sondazh janë në favor të bashkimit të Zvicrës me... -
Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person -
Rregullat e reja zvicerane të drejtimit të automjeteve që duhet t’i dini në vitin 2026 -
Katër nga pesë zviceranë mbajnë syze ose lente kontakti -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli












