Sport

Xhemajli shënon për Napolin në Ligën Evropiane

Në ndeshjet për kupat evropiane, nga futbollistët shqiptarë që luajnë për skuadrat garuese, ka shënuar gol vetëm Blerim Xhemaili. Në ndeshjen që Napoli luajti kundër AIK Stockholm, futbollisti shqiptar shënoi një gol, të katërtin në serinë e katër golave të shënuar nga skuadra e tij. Në fakt të tre golat tjerë i shënoi kileani Eduardo Vargas, i cili dhe ishte heroi i ndeshjes.

Xhemajli, i cili nuk ka luajtur nga fillimi i ndeshjes, golin e tij e shënoi në minutën e 91-të. Mesfushori shqiptaro-zviceran kishte shënuar edhe në ndeshjen e ligës italiane kundüer Fiorentinës. Për Napolin ka luajtur si titullar Behrami.

Xherdan Shaqiri në ndeshjen e Bajernit kundër Valencias nuk u aktivizua fare ndërsa Granit Xhaka i Borussia Mönchengladbach u fut në lojë në pjesën e dytë.